LSM vazhdon protestën para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale

10:34 | 28 Qershor 2022
A. B.

Pakënaqësia nga kërkesat e paplotësuara për rritje lineare të pagave për 2.806 denarë, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot prej orës 10 deri në ora 13 do të shfaq para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) në përputhje me vendimin e bordit grevistë. Pasiqë javën e kaluar nuk u pranua amendamenti i LSM-së në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, kryesia e LSM-së organizoi aktivitete protestuese para Qeverisë dhe Kuvendit, ndërsa dje në mëngjes për tre orë e bllokoi udhëkryqin në Autokomandë për hyrje/dalje nga Shkupi.

“Pakënaqësia e punëtorëve në sektorin publik është i madh dhe për këto arsye Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon edhe përmes formave tjera të presionit sindikal, pakënaqësinë ta paraqes në rrugë”, kumtoi LSM.

Kryetari i LSM-së Darko Dimovski dje në paraqitje televizive tha se nga partitë opozitare u është premtuar edhe një herë të dorëzohet amendamenti për korrigjim të rebalancit të buxhetit dhe se idea ka qenë para Kuvendit të vendosin karrige as sa ka anëtarë në Komision, por seanca është anuluar dhe do të protestojnë para MPPS-së.

Të ngjashme