Google ADS

Nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër recitojnë vargjet e Naim Frashërit e Agim Ramadanit

08:29 | 28 Qershor 2022
arbresh.info

Nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër kanë përmbyllur vitin shkollor me atmosferë festive, nën tingujt e këngëve, valleve e poezive të bukura shqipe.

“Edhe kësaj here dëshmuam se jemi një ndër popujt që i japin shumë rëndësi gjuhës, kulturës e traditave tona shekullore. Ishte vit i frytshëm, vit i sfidave të ndryshme po kur bashkojnë forcat nxënës-prind-mësues padyshim se çdo penges tejkalohet”, thotë Eshtrefe Nuhiji për arbresh.info.

Ajo thekson se për dy vjet i kanë munguar këto manifestime, shkaku i pandemisë COVID19.

“Na kanë munguar tash e dy vite manifestimet tona, që i’a ka lakminë çdo komunitet tjetër”, deklaron Nuhiji.

Ajo ka falënderuar nxënësit, prindërit duke i uruar pushime të mbara në vendlindje.

“Shihemi, vitin tjetër shkollor”, thotë Nuhiji.

Në VIDEO shihni recitimin e nxënësve të mësimdhënëses Eshtrefe Nuhiji:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme