Francezët do të fillojnë të mbajnë përsëri maska në vendet me shumë njerëz, veçanërisht në transportin publik, pasi Franca po lufton me një valë të re të të prekurve nga Covid, tha sot Ministrja e Shëndetësisë, Brigitte Boruguignon.
“Nuk po them se duhet të jetë e detyrueshme, por po i kërkoj popullit të Francës që të vendosë një maskë në transportin publik”, tha ajo për RTL, duke shtuar se mbajtja e maskës është një “detyrë qytetare”, transmeton portal arbresh.info
“Nuk është se thjesht po e rekomandoj, po ju kërkoj ta bëni”, tha ajo, duke shtuar se maskat duhet të mbahen sërish në hapësira të tjera të mbyllura, si vendet e punës dhe dyqanet.
Franca ka regjistruar 17,601 raste të reja të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit, numri më i lartë që nga 18 prilli.
Rastet e reja të infeksionit në Francë janë rritur që nga fundi i muajit maj.
Numri i vdekjeve nga Covid në Francë u rrit me 48 brenda 24 orëve të martën, në një total prej 149,406./arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA