Google ADS

Incidenti në Kuvend, dy deputetët e Aleancës në krah të deputetit të VMRO

22:46 | 27 Qershor 2022
L G

Në seancën e sotme në Komisionin për çështje europiane ka ndodhur një incident.

Incidentit i ka parapri një debat i ashpër mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët në njërën anë dhe kryesuesit të komisionit në anën tjetër, deputetin Arbër Ademi.

Në këtë incident janë përfshirë edhe dy deputetët e Aleancës, Halil Snopce dhe Elmi Aziri, të cilët i kanë dalë në krah deputetit të VMRO.

Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident./AlsatM/

Të ngjashme