Qeveria e Kosovës ka bërë gati një plan të cilin do ta votoj ditëve në vijim, me anë të së cilit po tenton ta zgjidhë çështjen e targave.
Detajet ekzekutivi akoma nuk i ka bërë të ditura, mirëpo kanë theksuar se pas dështimit për një marrëveshje në Bruksel, janë duke ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm.
Vendimi për këtë plan, sipas Qeverisë është bërë në dakordim me Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe nga pala serbe Petar Petkoviç ishin takuar disa herë në Bruksel. Megjithatë, Kosova dhe Serbia nuk ia kishin dalë që të arrinin një dakordim për çështjen e targave.
Mirëpo, qeveria e Kosovës e ka gjetur një formë të re për ta zgjidhur këtë problematikë.
Në një përgjigje për RTV Dukagjini, zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, ka theksuar se janë në përgatitje të një plani të cilin do ta votojnë këtë javë në qeveri.
“Siç është deklaruar më herët, Kosova ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian, që të vazhdojë me përpilimin e një plani, i cili do të ndahet paraprakisht me vetë BE-në dhe shtetet e Quintit. Ky plan do të dalë këtë javë dhe do të ketë një vendim qeveritar që tregon se si do të trajtohet çështja e targave. Ditëve në vijim, do të mbaheni të informuar mbi detaje më të hollësishme”, ka deklaruar Përparim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë.
Këtë veprim të Kosovës, e ka paralajmëruar gjatë javës së kaluar, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Do të ketë një vendim qeveritar që do të tregoj se si do të trajtohet çështja e targave me Serbinë. Kjo i bie që do të tentohet të zgjidhet në mënyrë të njëanshme? Po vendimi ynë i qeverisë është një vendim i njëanshëm”, ka thënë Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër.
Por, Qeveria e as Bislimi nuk kanë treguar detaje se si do të zbatohet plani.
Kosova, sipas Arbër Fetahut, duhet të ketë kujdes me këtë veprim.
“Edhe këto veprime me plane që mund t’i bëjë Qeveria e Kosovës, duhet të jenë të kujdesshëm që të mos dalë Kosova si palë bllokuese e dialogut, në ndonëse nuk është, të mos dalë ajo pala që po vepron njëanshëm kur është duke u zhvilluar një proces në Bruksel dhe të dalë ajo pala ku edhe vende që nuk janë shumë mike të Kosovës mund ta shohin si pikë destruktive në dialogun Kosovë – Serbi”, ka thënë Arbër Fetahu – GLPS.
Kosova dhe Serbia, po vazhdojnë që ta përdorin reciprocitetin për targat e automjeteve.
Secila veturë që kalon kufirin mes dy shteteve, duhet të pajiset me ngjitës që mbulon simbolet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...