Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore.
“Bota është tmerruar nga sulmi raketor i Rusisë sot, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz ukrainas”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se SHBA do të “vazhdojë të mbështesë Ukrainën” dhe të kërkojë llogari nga Rusia.
Ndërsa samiti i G7 është duke u zhvilluar, disa liderë u zotuan të mbështesin Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht, për aq kohë sa është e nevojshme.
Kombet e Bashkuara e kanë dënuar gjithashtu sulmin me raketa, duke e quajtur atë “sulm qyqar”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...