Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor u mbajt javën e kaluar.
Megjithatë, vetëm disa nga dakordimet politike të liderëve të 27 vendeve anëtare, u panë pas atij samiti.
Një prej tyre ishte dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe me disa përmbushje të kritereve, edhe Gjeorgjisë.
Kështu, 27 vendet anëtare dështuan të pajtohen që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, t’i jepet data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim
Sidoqoftë, Parlamenti Evropian sot ka mbajtur sot në Bruksel, një seancë në lidhje me zhvillimet e fundit pas këtij samiti.
Në këtë seancë, temë ishte “Politikat e Zgjerimi i BE-së pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainë”.
Të pranishëm ishin deputetë nga Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Turqia dhe vendeve të Ballkanit perëndimor.
Për këtë arsye, Olivér Várhelyi, komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, iu adresua Parlamentit Evropian, duke i njoftuar ata me rezultatet e këtij samiti.
Várhelyi deklaroi se ditëve të fundit janë marrë vendime të rëndësishme në politikat e zgjerimit të BE-së dhe sipas tij, tashmë kjo është në nivelin e lartë të agjendës së BE-së.
“Javën e kaluara, Këshilli Evropian mbështeti opinionet e Komisionit Evropian për aplikimet për status të vendeve kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë”, tha Várhelyi para euro -parlamentarëve.
Ai tha se të tri vendeve u është dhënë perspektiva për integrime duke iu bërë të qartë se reforma të mëdha duhet bërë në reformat e brendshme.
“Gjeorgjisë do t’i jepet statusi i vendit kandidat pasi t’i ketë kryer reformat e domosdoshme”, tha Várhelyi.
Sipas tij, këto vendime për disa ishin të pa paramenduara disa muaj më parë.
“Por momentet historike sjellin vendime historike”, deklaroi Várhelyi.
Duke folur për vendet e Ballkanit perëndimor, ai fillimisht u ndal tek çështja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat nuk arritën të marrin datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.
Ai tha se në këtë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, prioritet mbetet Ballkani perëndimor.
“Jemi të përkushtuar që ta sjellim tërë rajonin në BE. Është më shumë se kurrë e rëndësishme që jo vetëm të lëvizim shpejt por të vendim tërë përkushtimin dhe dëshirën e të gjitha institucioneve”, tha Oliver Várhely, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, raporton RTK.
Ai tha se mbështetja do të vazhdohet për vendet e Ballkanit perëndimor duke përdorur mekanizmat e BE-së si në ato të sigurisë, ashtu edhe në ato ekonomike, si rrjeti i gazit.
Várhelyi tha se shumë përpjekje janë bërë për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut. “Jemi gati të mbërrijmë”, tha Várhelyi, duke kërkuar nga të gjithë aktorët që të bëjnë hapin final.
Várhelyi tha se shpreson shumë që konferenca ndër qeveritare me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë, do të mbahet brenda disa ditëve.
“Vendet kanë përmbushur të gjitha që u janë kërkuar. Ato janë gati dhe gati duhet të jemi edhe ne”, tha Várhelyi në këtë adresim para Parlamentit Evropian, duke rikujtuar se ka një zgjidhje të problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mbështetet edhe nga Parlamenti i kësaj të fundit.
“Evropa duhet të lëvizë përpara”, tha Várhelyi.
Ai tha se javën e kaluar, Këshilli Evropian ka dhënë sinjal pozitiv edhe për Bosnje e Hercegovinën që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Megjithatë, Várhelyi deklaroi se për ta fituar këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të bëjë reforma thelbësore e ato janë 14 reformat kyçe të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
Ai vazhdoi me Kosovën. Oliver Várhely tha se Kosova vazhdon edhe më tej të presë liberalizimin e vizave. Ai deklaroi se kjo është një çështje tek e cila duhet vazhduar për të ecur përpara.
“Por duhet të jemi të qartë se janë disa fusha si lufta kundër krimit të organizuar e trafiqe, në të cilat vendet anëtare presin rezultate të qarta”, tha Várhelyi.
Oliver Várhely tha se Komisioni Evropian është gati ta ndihmojë Kosovën në mënyrë të ngjashme me Shqipërinë për të vendosur një hartë, bashkë me vendet anëtare për të adresuar shqetësimet specifike.
“Vendet anëtare të BE-së, policia, dhe mekanizmat e tjerë,duhet të përfshihen në teren për ta ndihmuar Kosovën”, tha ai.
“Nga ana jonë jemi të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen financiare e politike në këtë proces”.
Sa i përket procesit të dialogut, siç tha Várhelyi, mes Prishtinës e Beogradit, Komisioni ka nevojë të shohë përkushtim të qartë
Duke folur për Serbinë, Várhelyi tha se ky vend është në pozitë shumë të vështirë gjeostrategjike.
Duke folur për vendet e Ballkanit perëndimor, Várhelyi tha se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë është vetëm simptoma e problemit.
“Për këtë ne jemi gati ta mbështesim plotësisht Serbinë që ajo ta vendosë vetën në linjë të njëjtë me politikat e jashtme të BE-së ndaj luftës së Rusisë”, tha Várhelyi para euro-parlamentarëve.
“Por kjo do të thotë se ne duhet të kemi përkushtim të qartë gjithashtu nga Serbia”, tha ai. Një prej tyre ai tha se është edhe çështja e dialogut, por pa përmendur se ke duhet ta zhvillojë atë dialog.
Sa për Malin e Zi, ai tha se ky vend ka kaluar nëpër një transmision demokratik, pro është në rrugë të mbarë. Ai tha se presin nga Qeveria e re të ndërtojë besimin e qytetarëve tek institucionet dhe të kryejë reformat e kërkuara nga BE-ja.
Ai foli edhe për Turqinë, bisedimet për anëtarësim në BE kanë mbetur të bllokuara që nga viti 2018. Ai tha se Qeveria turke ka përmendur disa herë përkushtimin e saj për reforma, megjithatë, Várhelyi tha se pikat bazike të reformave kanë mbetur të pa adresuara
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...