Kthehen rastet e vdekjeve, 90 të infektuar me koronavirus

18:59 | 27 Qershor 2022
L G

Në buletinin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste të reja, nga 366 testime gjithsej.

Ndërkohë, është regjistruar një humbje jete nga virusi, më shumë se dy muajsh, ndërsa janë shëruar 104 persona.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 90 qytetarë, në këto bashki:
59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër.

Janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç i pavaksinuar.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë./A2/

Statistika (27 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 90
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 366

Testime totale 1,844,561
Raste pozitive 279,167
Raste të shëruara 273,844
Raste Aktive 1,825
Humbje jete 3,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,349
Fier 131
Vlorë 86
Durrës 65
Gjirokastër 47
Lezhë 38
Shkodër 34
Elbasan 30
Berat 20
Korçë 16
Dibër 7
Kukës 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme