Google ADS

Nuk ndihmon vetëm kosi kundër djegies nga dielli, tre ushqime tjera funksionojnë më mirë

17:58 | 27 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Me rritjen e temperaturave dhe me kalimin e kohës në plazh, ndonjëherë nuk mund t’i shpëtoni dot djegies nga dielli.

Për fat të mirë, ka shumë produkte të disponueshme nga shtëpia që mund t’i përdorni kundër djegies, kruajtjes dhe qërimit të lëkurës që ndodhin si pasojë e dëmtimit të diellit, transmeton portal arbresh.info

Djegiet nga dielli janë në fakt inflamacion i lëkurës dhe një nga mënyrat më të lehta për të trajtuar inflamacionin është ftohja e zonës së prekur me ujë të ftohtë. Pra, kërcimi në ujë të ftohtë është një mënyrë efektive për të ndihmuar menjëherë, dhe zhytja e zonës së prekur gjatë ditës mund të parandalojë përkeqësimin e djegieve.

Megjithatë, bëni kujdes me ftohjen në pishina sepse uji me klor mund të irritojë edhe më shumë lëkurën dhe shmagni aplikimin e akullit.

Zakonisht nënat tona kanë përdorur kosin për të trajtuar djegiet e lëkurës, por portal arbresh.info sjell për ju informacionin edhe për disa ushqime tjera që ju vijnë në ndihmë.

Sode buke dhe tërshërë

Vendosja e disa lugëve sodë buke në një vaskë plot me ujë të ftohtë dhe njomja për rreth 15 deri në 20 minuta ndihmon në reduktimin e dëmtimit të diellit, dhe shtimi i një filxhani tërshërë në vaskë gjithashtu qetëson irritimin dhe ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë natyrale. Megjithatë, mos e fërkoni lëkurën as kur bëni banjë dhe as pas banjos.

Aloe Vera

Nëse nuk e keni bimën aloe vera në shtëpi, merrni atë, sepse xheli i asaj bime ndihmon me shumë gjendje dhe sëmundje prej shekujsh; nga shqetësimet e stomakut deri te infeksionet e veshkave. Aloe është gjithashtu një ilaç për djegiet që zakonisht mund të gjendet pa recetë, kështu që nëse nuk mund të arrini te bima, provoni të blini një xhel 100 për qind aloe.

Çaj kamomili

Çaji i kamomilit mund të qetësojë mendjen, por gjithashtu mund të qetësojë lëkurën e djegur nga dielli. Bëni çaj të fortë, lëreni të ftohet. Kur të jeni gati, lagni një leckë dhe aplikojeni në zonën e prekur. Nëse jeni alergjik ndaj polenit, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim pasi mund të shkaktojë reaksion alergjik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme