Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin me qentë endacakë.
Sipas njoftimit të komunës, zgjidhja e problemit me qentë endacakë ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet për komunën që nga fillimi i mandatit të qeverisjes së re lokale.
“Kryeqyteti deri me tani ka shpenzuar buxhet dhjetëfish më shumë se vitin e kaluar për teajtimin e qenve endacakë. Këto janë pikat të cilat komuna thotë se po i trajton me prioritet. Kemi hartuar strategjinë kornizë 10-pikëshe për trajtimin e qenve endacakë, përkrahur nga të gjithë akterët, brenda dhe jashtë komunës, e të cilën tani po e zbatojmë në bashkëpunim me të gjithë akterët komunal, rajonal dhe kombëtare; Është nënshkruar në fillim te vitit marrëveshja me operatorë të jashtëm ekonomik për trajtimin e 700 qenve endacakë, e cila tanimë ka përfunduar; Jemi afër përfundimit të procesit të tenderimit të 7 lloteve (rreth 350 mijë euro) për trajtimin e qenve endacakë. Pra, tani e tutje nuk do të ketë kufizime si më parë, por do të trajtohen të gjithë qentë endacakë; Kemi organizuar në fillim të vitit tryezë të rrumbullakët për qentë endacakë, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë çështje: niveli lokal e qendror, Asociacioni i Komunave të Kosovës, AUVK, organizata e veterinerëve, shoqëria civile, ekspertët ndërkombëtarë, etj.; Kemi nënshkruar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në çështjen e qenve endacakë, në mënyrë që të na mundësojë që në raste të caktuara dhe emergjente të mund të veprojmë shpejtë;Kemi ngritur pikat ushqyese nga 5 në 23 pika, të cilat janë vendosur kryesisht në pikat me koncentrim më të madh të qenve endacakë dhe në rrugët hyrëse në kryeqytet”, thuhet në njoftim.
Tutje Komuna e Prishtinës tregon se është formuar TASK-FORCA e brendshme komunale për trajtimin e qenve endacakë, është themeluar GRUPI PUNUES me akterë nga jashtë, siç janë MAPL, MBPZHR, PK, AKK, AUVK, organizata e veterinerëve, shoqëria civile,etj.
Po ashtu, bëhet e ditur se komuna është në proces të dizajnimit të mënyrës së monitorimit të gjithë veprimtarisë sonë në këtë çështje nga ana e sektorit jo-qeveritar, për çfarë edhe do të nënshkruajmë një memorandum të bashkëpunimit; në proces të tenderimit ndërtimi i qendrës për trajtimin e qenve, e filluar por e parealizuar nga qeverisja e kaluar, për shkak të problemeve teknike, shkruan arbresh.info.
Komuna bënë të ditur se është në dispozicion për të bashkëpunuar ngushtë me nivelin qendror, si dhe me konsulentët nga BE, për hartimin e strategjisë komunale dhe kombëtare, si dhe ndryshimin e nevojshëm të rregullativës – na është thënë nga MAPL se priten rezultate në fund të qershorit, 2022.
“Jemi në fazën e konsultimeve me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) në lidhje me fillimin, që pritet të ndodhë shpejtë, e procesit të regjistrimit të qenve me pronarë, përfshirë rolin tonë në këtë çështje me rëndësi të jashtëzakonshme;Kemi organizuar konferencë koordinuese rajonale për çështje të ndryshme, përfshirë edhe për qentë endacakë, me komunat me të cilat kufizohet Komuna e Prishtinës. Tanimë Grupi Punues Teknik është formuar, është takuar dhe po punon në formësimin e këtij bashkëpunimi, përfshirë edhe në çështjen e qenve endacakë; Kuvendi Komunal tanimë ka aprovuar fillimin e procedurave për një qendër tjetër gjithëpërfshirëse rajonale dhe të përhershme për trajtimin e qenve, si atyre endacakë, ashtu edhe atyre me pronarë – Strehimorja e Kafshëve”, thuhet në njoftim.
Deri më tani askush nuk ka mbledhë informata të sakta mbi numrin e qenve endacakë në Prishtinë e as në Kosovë. Jemi gati të koordinohemi me nivelin qendror në këtë çështje.
Shifra e mjeteve të ndara dhe te planifikuara deri më tani për këtë vit është 753 mijë euro (shihni ne fund ndarjet), që është më e madhja ndonjëherë, apo dhjetëfish më e lartë se vitin e kaluar.
Strategjia dhjetë-pikëshe
Identifikimi dhe regjistrimi i qenve me vathë dhe mikropçipa;
Subvencionimi i vazhdueshëm për kastrim, sterilizim e vaksinim të qenve me pronarë;
Kontrolli i rreptë i mbarështimit dhe i shitjes së qenve;
Kontrolli i vazhdueshëm i riprodhimit të qenve endacakë përmes metodës KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho);
Qendrat për Trajtim të Përkohshëm (QTP) dhe Qendrat e Shpëtimit;
Prezantimi i ‘kujdestarëve të lagjes për kafshët endacake’;
Kontrolli i qasjes në resurse – ushqimi i qenve;
Fushatë për vetëdijësimin e shoqërisë;
Parku i qenve me pronarë (për socializim dhe rekreacion);
Inspektor komunal për veterinari;
Mjetet financiare të alokuara apo të planifikuara për vitin 2022:
Realizimi i kontratës në vlerë prej 50,000.00€ – tanimë janë trajtuar 700 qenë endacakë;
Realizimi i projektit për 23 pikat ushqyese në vlerë prej 70,000.00€, i paraparë të realizohet tërësisht në kuadër të këtij viti kalendarik;
Ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacakë, i cili është në procedurë të prokurimit, në vlerë prej 249,000.00€;
Trajtimi i qenve endacakë në 7 lote, me metodën KSVL, i cili është në procedurë të vlerësimit, në vlerë prej 350,000.00€;
Vendosja e mikroçipave për qentë endacakë, në vlerë prej 34,000.00€, tani në procedurë.
Vlera totale e mjeteve të shpenzuara dhe të zotuara për këtë vit është 753,000.00€./arbresh.info/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...