Google ADS

MPJ: Përdorimi “maqedonasit e veriut” nga Macron ishte një gabim i paqëllimshëm

15:57 | 27 Qershor 2022
A. B.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kabinetin e presidentit francez Emmanuel Macron, ku është siguruar se është bërë gabim i paqëllimtë në përdorimin e mbiemrit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga MPJ.

Sipas MPJ-së, gjatë bisedës, Osmani konfirmoi qëndrimin zyrtar të Francës për respektimin e plotë të emrit zyrtar të vendit, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe mbiemrat përkatës, ashtu siç janë përcaktuar dhe pranuar në Kombet e Bashkuara, sipas Marrëveshjes së Prespës.

Reagimi pasoi pas një deklarate të presidentit francez Macron në një konferencë shtypi pas samitit të BE-së në Bruksel javën e kaluar, kur ai përdori mbiemrin “maqedonasit e veriut”.

“Makina është gati të miratojë atë që do të vendoset. Ky është një sinjal shumë i mirë. Dua të përgëzoj kryeministrin bullgar dhe forcat opozitare që janë bashkuar rreth këtij votimi, por edhe të falënderoj “maqedonasit e veriut” për përparimin e tyre”, tha Macron, duke përshëndetur vendimin e Parlamentit bullgar për të pranuar “propozimin francez” për zhbllokimin e rrugës së integrimit evropian të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme