Aleanca Kosovare e Bizneseve e udhëhequr nga Agim Shahini, vlerëson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për derivate të naftës, është antikushtetues.
AKB thotë se sektori i naftarëve në Kosovë është shumë i rëndësishëm në ekonomin vendore si i tillë nuk duhet injoruar dhe shkaktuar me vendim të njëanshëm.
AKB në këtë rast vlerëson se “kjo ndërhyrje e padrejtë e Qeverisë së Kosovës në ekonominë e tregut, ku shteti ndërhynë në konkurrencën të lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të nenit 10 dhe 11 të kushtetutës, sepse sa i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime”.
“Ky udhëzim administrativ nuk është detyrues derisa është antikushtetues, me këtë udhëzim ngriten shumë çështje që kanë të bëjnë me shitjen e derivateve në Kosovë. Së pari Buxheti i Shtetit humb 10% më pak tatim në fitim e që kjo tashmë do të tatohet në shtet tjera eksportuese duke e mshef marzhën e fitimit përmes rabatit, së dyti lind ideja e sektorit të naftarëve se a duhet të respektohet ky udhëzim antikushtetues dhe së treti Qeveria me këtë hap jo bashkëpunues me komunitetin e biznesit të këtij sektori i rebelon naftarët duke bërë hapa gjithëmonë në dëm të shtetit dhe konsumatorëve dhe vetvetes duke i bojkotuar importet, se a do të respektohet ky vendim apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky vendim do të shkoj në instanca gjygjësore për interpretim dhe vendim final”, thuhet në komunikatë.
Sipas AKB-së ky vendim duhet të anulohet dhe revidohet neni 15 i ligjit të naftës.
AKB i kërkoi Qeverisë rishikimin e këtij Udhëzimi Administrativ dhe të merr një vendim tjetër të heqjes së akcizës në derivate dhe të përcakton limitin e marzhës në bashkëpunim me komunitetin e bizneset./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga