Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, bëri të ditur se si parti politike do të iniciojnë debat parlamentar, dhe rezolutë në lidhje me liberalizimin e vizave.
“Si është e mundur që t’i marrim të gjitha masat, sikurse Be-ja në raport me Ukrainën, dhe prap nuk kemi liberalizim të vizave? Nuk mjafton që vetëm të ju vie keq, por duhet të veprohet për këtë temë”, deklaroi Tahiri në një konferencë për medie.
Sipas tij, Kosovës po i bëhet një padrejtësi e madhe kur po vazhdon të privohet nga e drejta për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.
“Jemi peng i politikës së brendshme dhe jo i mos përmbushjes së kushteve. Qeveria duhet të veprojë”, deklaroi Tahiri.
Javën e kaluar, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nuk pati ndonjë zhvillim në lidhje me këtë temë, sikur që nuk ishte në agjendë të diskutimit të Këshillit të BE-së./arbresh.info/
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...