Ozzy Osbourne pretendon se të qenit një adhurues i djallit e mbrojti atë nga Covid-19

20:44 | 26 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Ozzy Osbourne falenderon Luciferin për mbrojten nga koronavirusi.

Ikona e muzikës Heavy Metal, fitues i çmimit Grammy, e vlerësoi Luciferin për mbrojtjen gjatë pandemisë, edhe kur anëtarët e ngushtë të familjes u kontraktuan me Covid-19, transmeton portal arbresh.info

“Gruaja ime u infektua, vajza ime gjithashtu, ndërsa unë nuk e morra kurrë atë”, tha ai për Metal Hammer. “Të jesh një adhurues i djallit ka të mirat e veta!”

Në dhjetor, bashkëshortja e këngëtarit të Black Sabbath, Sharon Osbourne, doli pozitive me koronavirus, sëmundje e cila deri me tani ka marrë jetën e mbi 700 mijë qyterave amerikanë.

Muaj më parë, djali i çiftit Jack Osbourne zbuloi se vajza e tij e vogël Minnie Theodara ishte testuar për Covid-19.

Nuk është e qartë se kur dhe nëse vajza Kelly Osbourne kishte sëmundjen, por gjatë fillimit të pandemisë, ajo filloi me shpejtësi një fushatë në mediat sociale, duke postuar #StayHomefoOzzy për të inkurajuar njerëzit të karantinohen për të mbajtur të sigurt njerëzit me rrezik të lartë.

Familja Osbournes kanë një vajzë tjetër, Aimee 38-vjeçare, një aktore dhe këngëtare e cila është distancuar nga personalitetet publike të anëtarëve të familjes.

Në janar 2020, 72-vjeçari nga Birmingham zbuloi se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme