Të shtënat fatale në një bar homoseksualësh në Oslo nuk do të ndalonin luftën kundër “diskriminimit, paragjykimit dhe urrejtjes”, ka thënë kryeministri i Norvegjisë, teksa bëri homazh për viktimat e sulmit.
Altari dhe korridoret e katedrales së kryeqytetit norvegjez u mbuluan me flamuj ylber për një shërbim të veçantë përkujtimor të dielën, ku morën pjesë një numër i madh njerëzish, ministra, qeveritarë, kretët e Kishës dhe Princesha e Kurorës Mette-Marit, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Jonas Gahr Støre, i veshur me të zeza, tha në një fjalim në memorial se mijëra njerëz kanë parakaluar spontanisht nëpër rrugët e Oslos me flamuj ylber dhe kanë vendosur lule në vendngjarje, pavarësisht anulimit të ngjarjeve të planifikuara të Krenarisë së qytetit.
“Gjatë ditës qyteti ishte plot me njerëz që donin të flisnin, për pikëllimin dhe zemërimin, por edhe për mbështetjen dhe solidaritetin dhe vullnetin për të vazhduar luftën, për të drejtën e çdo individi për të siguruar jetë të lirë dhe të sigurtë”, tha Store.
“Këto keqbërje na e kujtojnë këtë. Kjo luftë nuk ka mbaruar. Por ne do ta fitojmë atë, së bashku. Të shtënat i dhanë fund marshimit të Krenarisë, por nuk i dhanë fund luftës për t’i dhënë fund diskriminimit, paragjykimit dhe urrejtjes”, shtoi ai.
Dy burra në të 50-at dhe 60-at e tyre vdiqën në të shtënat, të cilat ndodhën pas mesnatës në një klub nate, në një bar në një lagje të Oslos, i njohur për komunitetin LGBTQ, ndërsa 21 të tjerë u plagosën, duke përfshirë 10 që ndodhen në gjendje të rëndë.
Autoritetet e kanë përshkruar sulmin si akt terrorist, pasi i dyshuari i sulmit është prezentuar nga autoritetet si një islamist i radikalizuar me një histori dhune dhe kërcënimesh dhe gjithashtu edhe me sëmundje mendore./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...