Shtatëmbëdhjetë të rinj u gjetën të vdekur në një klub nate në një qytet në Afrikën e Jugut, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën më vonë në spital, thonë zyrtarët.
Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë shkakun e vdekjes pasi asnjë nga trupat nuk kishte shenja lëndimi, transmeton portal arbresh.info
“Ne morëm një raport për 17 persona që vdiqën në një tavernë lokale në Scenery Park”, tha Brig Thembinkosi Kinana, zëdhënës i policisë në provincën e Kepit Lindor.
“Ne jemi ende duke hetuar rrethanat e incidentit”, tha ai për AFP.
Më vonë të dielën, kreu i departamentit të sigurisë së qeverisë provinciale Ëeziëe Tikana-Gxothiëe tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 20.
“Numri është rritur në 20, tre persona kanë vdekur në spital, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike”, thanë autoritetet.
Unathi Binqose, një zyrtar në departamentin provincial të komunitetit dhe sigurisë, tha se nuk kishte asnjë tregues se vdekjet janë shkaktuar si pasojë e një rrëmuje.
Gazeta rajonale DispatchLive raportoi se trupat u gjetën “të shtrirë nëpër tavolina, karrige dhe në dysheme; pa shenja të dukshme lëndimi”./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...