Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se nuk ishte ndërmarrë asnjë hap thelbësor për shqetësimet e Ankarasë lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Në një bisedë telefonike me Jens Stoltenberg, Erdogan i tha sekretarit të përgjithshëm të NATO-s se Finlanda dhe Suedia duhet të ndërmarrin hapa të ndershëm dhe kuptimplotë në lidhje me strehimin që u ofrojnë anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, sipas një deklarate të presidencës turke.
Presidenti turk theksoi se sanksionet kundër industrisë së mbrojtjes të vendit të tij duhet të hiqen dhe të mos kthehen pas anëtarësimit të dy vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Erdogan pati gjithashtu një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Anderson, në të cilën tha se Stokholmi nuk kishte ndryshuar qëndrimin e tij ndaj PKK-së dhe YPG-së dhe se vendi i tij nuk kishte ndërmarrë ende hapa thelbësorë për të zbutur shqetësimet e Turqisë.
Ai përsëriti gjithashtu pritshmëritë e Ankarasë për heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura ndaj industrisë turke të mbrojtjes.
Turqia ka bllokuar procesin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke i akuzuar të dy vendet se u ofrojnë strehim anëtarëve të YPG-së dhe PKK-së dhe kanë vendosur sanksione ndaj aleatit të tyre të ardhshëm. /abcnews.al
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre