Google ADS

Spitali i Prishtinës planifikohet të ndërtohet në Hajvali

19:50 | 25 Qershor 2022
E.H

Në një hapësirë prej tre hektarësh, me 6 mijë pemë të mbjella në oborr planifikohet të ndërtohet spitali i kryeqytetit në Hajvali, te Prishtina e Re, në fund të vitit 2023.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, objekti do të jetë i lartë katër kate, me 3,600 metra katrorë me kapacitet 190 shtretër.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, planifikon që ndërtimin e spitalit ta bëjë gjatë mandatit të parë, transmeton klan kosova.

“Unë si kryetar jam i fokusuar 100% që spitali i kryeqytetit të jetësohet brenda këtij mandati. Ky është synimi im dhe këtë do ta bëjmë.”

Megjithatë, lokacioni final i ndërtimit nuk është vendosur.

Si opsion po konsiderohet Hajvalia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme