Katër të persona të maskuar dy prej tyre me armë të gjata, një me revole dhe një me një çekan kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një biznes në fshatin Mazgit, raporton Policia e Kosovës.
Pas ballafaqimit verbal me pronarin e biznesit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan arbresh.info.
Gjatë ballafaqimit dyshohet se pronari i biznesit ka ekspozuar një revole, e cila është sekuestruar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
“Fsh. Mazgit 23.06.2022 – 23:55. Katër të dyshuar meshkuj të maskuar dy prej tyre me armë të gjata, një me revole dhe një me një çekan kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një biznes (postë e shpejtë). Pas ballafaqimit verbal me pronarin e biznesit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Gjatë ballafaqimit dyshohet se pronari i biznesit ka ekspozuar një revole, e cila është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...