Receta për kafe të ftohtë pa sheqer që po “çmend” botën

07:52 | 25 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Mund ta konsumoni në fillim të ditës, nëse jeni nga ata persona që ju pëlqen të ëmbëlsoheni menjëherë pas zgjimit…

Përbërësit:

3 lugë kafe
3 hurme
3 lugë qumësht bajame
2 lugë kos grek
Gjysmë filxhani akull
Rreth 200ml krem pana pa sheqer

Përgatitja:

Përzieni hurmat dhe qumështin e bajames në një blender. Shtoni kafenë, kosin dhe akullin dhe përziejini shkurtimisht. Hidheni në gota që i keni ftohur në frigorifer dhe sipër i hidhni krem pana./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme