Kuvendi i Kosovës dje dështoi ta miratojë Projektligjin për tërheqjen e 30% të parave nga trusti.
Kundër tërheqjes votuan 57 deputetët.
Por, pavarësisht kësaj, qytetarët s’kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre.
Ata kanë filluar sërish peticion për trustin.
Qytetarët e vendit kanë filluar sërish një peticion për të mbledhur nënshkrime për riproceduar në kuvend kërkesën për tërheqjen e parave nga trusti.
Adnan Jashari ka njoftuar në grupin “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, se kanë nisur përgatitjet për të mbledhur nënshkrime.
“Pas kërkesës tuaj në grup për PETICIONIN për Trustin! Unë me disa anëtarë të grupit kemi filluar përgatitjet për të mbledhur nënshkrime për të riproceduar kërkesën tonë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë vullnetarisht në mbledhje të nenshkrimeve për peticion, le të më kontaktojnë qe t’ua jap fletët për mbledhje të nenshkrimeve. Kur të dalim në teren do të bëjmë publike lokacioni ku mund të nënshkruhet PETICIONI në Prishtine dhe qytetet tjera! Të nderuar anëtarë, një kopje të PETICIONIT po e publikoj ketu në grup që të keni mundësi ta printoni dhe nenshkruani ne vendet tuaja dhe pastaj të i dorëzoni tek ne”, ka shkruar Jashari./arbresh.info
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit