Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën sërish një përgjigje pozitive për negociatat.
Si pilulë kundër depresionit e ka cilësuar kryeministri rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë që nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Rama ka theksuar se nuk është Shqipëria ngadalë me progresin, por BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj.
Media franceze shkruan se Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në takim, më pas duke njoftuar më pas se procesi po “rrëmbehej” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria ka statusin e kandidatit për në BE që nga viti 2014.
Kryeministri tha se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
“Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si ‘një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve’, por tha se ai e ndjente të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, sesi ata parandalojnë avancimin e kundërreformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”, raporton France24. g.v/abcnews.al/
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...