Jorida Tabaku, nga Partia Demokratike, në rolin e kryetares së Këshillit të Integrimit Europian, në Intervistë me Marita Haklaj, foli për Samitin e Brukselit dhe veton bullgare.
Tabaku u shpreh se qeveria po fshihet pas vetos bullgare. Ajo theksoi se edhe nëse sot përcaktohet data e konferencës së parë ndërqeveritare, qeverisë shqiptare i duhen të paktën 6 muaj që që të ngrejë strukturat.
“Kemi 8 vite që flasim për një situatë të njëjtë që nuk ndryshon. Frustrimi më i madh është për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne duhet ta kishim kaluar këtë situatë me kohë. Mënyra sesi qeveria është sjell ndaj këtij procesi, nënvlerësimi që i ka bërë, i ka marrë gjërat për të mirëqena.
“Mua nuk më pëlqeu fare arroganca me të cilën kryeministri e luajti këtë çështje dhe prepotenca me të cilën e luajti këtë çështje. Është e vërtetë që vendet anëtare kanë thënë se Shqipëria duhet të hapë konferencën e parë ndërqeveritare. Edhe unë jam dakord që duhet të hapet, për arsye krejtësisht të ndryshme. Kriteret nuk janë plotësuar. Për mua duhet të jetë një vendim politik dhe duhej të ishte hapur konferenca e parë. Më duket e papranueshme që çështje bilaterale mes dy vendeve të bëhen pengesë. Ne e kemi kaluar këtë situatë, e cila ka bërë që edhe Maqedonia e Veriut të presë. Unë e kam paralajmëruar që ne duhet të punojmë, pavarësisht datës. Ne nuk mund ta varim të gjithë të ardhmen e vendet nga një çështje bilaterale. Fatkeqësisht, në 8 vitet e fundit e kemi varur nga faktorë të brendshëm dhe ka qenë dështimi më i madh i kësaj qeveria procesi i integrimit. Nuk ka ndodhur kurrë që procesi i integrimit në 30 vite ne të mbetemi në të njëjtin nivel në 8 vite. Pavarësisht gjuhës që përdor sot Rama, pavarësisht sulmeve që bën sot Rama, ai ka dështuar. Qeveria po fshihet. Kanë humbur 3 vite duke pritur veton bullgare, ndërkohë që nuk ka lëvizur asgjë. Unë të them me siguri të plotë, nëse sot përcaktohet data e konferencës së parë ndërqeveritare, qeverisë shqiptare i duhen të paktën 6 muaj që të ngrejë strukturat”, u shpreh Tabaku./A2
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...