Haziri flet për liberalizimin e vizave: Po na kthen prapa në kohë

20:31 | 24 Qershor 2022
E.H

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar pushtetin për mos liberalizimin e vizave, duke thënë se shumë kohë ka humbur në këtë drejtim për shkak të kauzave të rrejshme, shkruan arbresh.info.

Përmes një postimi nërrjetin social në Facebook, ka thënë se nga rekomandimi për liberalizim të vizave në vitin 2016, kanë arritur në deklarim pro liberalizimit dje.

Sipas tij, populli tani po e kupton mashtrimin frapant.

“E mira është tashmë që Populli (termi i tyre për manipulim me lehtësi të padurueshme) po e heton mashtrimin frapant të tyre”, ka shkruar Haziri./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme