Tërmeti në Afganistan: Të mbijeturit luftojnë për ushqim dhe strehim mes frikës së kolerës

18:46 | 24 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Të mbijetuarit e tërmetit më vdekjeprurës në Afganistan në dy dekada thonë se nuk kanë asgjë për të ngrënë, nuk kanë strehë dhe kanë frikë nga një shpërthim i mundshëm i kolerës.

BBC raporton se province Paktika është më e goditura nga fatkeqësia, transmeton portal arbresh.info

“Këto ishin këpucët e djemve të mi”, thotë ai, duke fshirë pluhurin prej tyre. Tre fëmijët e tij të vegjël dhe dy gratë u vranë nga tërmeti teksa flinin. Tani gjithçka është nën rrënoja. Unë bëra thirrje për ndihmë, por kur larguam rrënojat gjetëm që familja ime tashmë ishte e vdekur”, thotë Agha Jani, me sytë e mbushur me lot.

Zona rreth fshatit ku jeton Agha Jan në rrethin Barmal, provincën Paktika, është një nga më të prekurat nga tërmeti, në të cilin besohet se janë vrarë rreth 1000 njerëz dhe 3000 të tjerë janë plagosur.

Transportimi i të plagosurve në qytetin më të madhe dhe më të afërt është gati i pamundur, për shkak të rrugëve të këqija.

Disa prej tyre duhej të dërgoheshin në spital me helikopterë ushtarakë të talebanëve.

Të mbijetuarit e tërmetit tani janë duke kërkuar ndihmë për ushqim, ndërsa është rritur frika për shpërthimin e kolerës.

Agjencitë afgane dhe ndërkombëtare të ndihmës po vlerësojnë dëmin dhe po dërgojnë furnizime, por kjo është një krizë e madhe dhe në zhvillim, e cila vjen në krye të situatës tashmë të rëndë humanitare të vendit.

Kombet e Bashkuara, të cilat gjithashtu po ndihmojnë në mbështetjen e viktimave, po paralajmërojnë për rrezikun e një shpërthimi të mundshëm të kolerës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme