Rama tregon se si do të duket spitali i ri i Prishtinës

16:42 | 24 Qershor 2022
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur “Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës”.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamjet se si pritet të duket ky spital, në të cilin siç ka thënë, do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura, shkruan arbresh.info.

“Kryeqyteti ka nevojë të ketë spitalin e vet, në të cilin do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura për të akomoduar nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet dhe sfidat shëndetësore në të cilat hasin”, ka shkruar Rama./arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme