Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i lumtur që ZRrE ka lëshuar licencën për kompaninë Elektrosever që të operojë në katër komunat e veriut.
Abbott ka shkruar se dakordimi për Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë është një hap përpara.
“Me kënaqësi të madhe kur dëgjova se bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për Elektrosever për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Abbott.
Sot, Bordi i ZRrE-së, mori vendim që ta licencojë kompaninë Elektrosever, pronë e shtetit serb të operojë në katër komunat veriore, në bazë të Udhërrëfyesit që u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Bruksel./arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...