Kampionati Ballkanik: Kosova mposhtet nga Turqia

12:28 | 24 Qershor 2022
arbresh.info

Dyshja kosovare Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami pëson humbje nga Turqia në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley.

Çifti që po përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, në konkurrencën e meshkujve Hajrizi/Bajrami, është mposhtur në përballjen e parë nga rivalët nga Turqia, Kurt/Tur, në përballjen që zuri vend në qytetin Balikesir, aty ku po zhvillohet kjo garë.

Djelmoshat kosovarë u mposhtën me rezultat 2-0 (21-15, 21-12) në sete./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme