Google ADS

Zelensky: E ardhmja e Ukrainës është në BE

08:29 | 24 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Zelensky përshëndeti menjëherë masën për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat në BE, duke e quajtur atë “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet me bllokun 27-vendesh, sipas The Guardian.

“E ardhmja e Ukrainës është në BE”, shkroi ai në Twitter.

“Është një fitore”, shtoi ai. “Ne kemi pritur për 120 ditë dhe 30 vite” tha ai, duke iu referuar kohëzgjatjes së luftës dhe dekadave që kur Ukraina u bë e pavarur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. “Dhe tani ne do ta mposhtim armikun.”

Në një fjalim televiziv menjëherë pas njoftimit nga Brukseli, Zelensky tha: “Unë besoj se kjo do të jetë gjithmonë pikënisja e historisë së re të Europës. Europa pa ndarje. Europa pa zona gri. Europa që është vërtet e bashkuar dhe që di të mbrojë veten, vlerat, të ardhmen e saj.

Sot ju keni miratuar një nga vendimet më të rëndësishme për Ukrainën në të 30 vitet e pavarësisë së shtetit tonë.

Megjithatë, besoj se ky vendim nuk është vetëm për Ukrainën. Ky është hapi më i madh drejt forcimit të Europës që mund të ndërmerret pikërisht tani, në kohën tonë dhe në kushte kaq të vështira, kur lufta ruse po teston aftësinë tonë për të ruajtur lirinë dhe unitetin”./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme