E konfirmon guvernatori, trupat ukrainase do tërhiqen nga Severodonetsk

08:18 | 24 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin kyç lindor të Severodonetsk do të duhet të tërhiqen, konfirmoi guvernatori rajonal këtë mëngjes.

“Të qëndrosh në pozicione të pafavorshme për shumë muaj vetëm për hir të qëndrimit atje nuk ka kuptim”, tha Sergey Haidai për televizionin ukrainas.

“Fatkeqësisht, do të na duhet të largojmë ushtrinë tonë nga Severodonetsk, sepse qëndrimi në pozicione jo të mira nuk ka kuptim – numri i të vdekurve po rritet”, kishte thënë ai më herët në një mesazh në Telegram.

Guvernatori shtoi se 90% e shtëpive në Sievierodonetsk ishin dëmtuar ose shkatërruar. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme