Lajmet e fundit thonë së përforcimi i fundit i Juventusit refuzoi oferta marramendëse me para.
Të gjitha rrugët dërgojnë në Torino për Paul Pogba, pasi që Sky Sports raporton që agjentja i tij, Rafaela Pimienta, njëra nga perëndeshat e “Perandorisë së Raiolas” ka udhëtuar në Milano për ta vulosur marrëveshjen, por gjërat mund të ishin shumë më ndryshe.
Pogba, fillimisht dëshironte kalimin në Real Madrid apo Paris Saint-Germain, por tani ai do ti bashkohet Juventusit si transfer i lirë nga Manchester United për herë të dytë në karrierën e tij, pavarësisht një oferte tepër të majme financiare që ai pati nga Djajtë e Kuq.
“Pogba ka refuzuar ofertë prej 350 000 euro javën verën e kaluar për shkak se ai mendonte se nuk është e mjaftueshme për të”, tha gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol.
Oferta e Juventusit besohet se do të jetë shumë më e ulët, United i ofroi atij 18 milionë euro në vit, megjithatë Juve përfshirë edhe bonuset në nënshkrim nuk do të arrin këtë shifër shkaku i deficitit.
Si në vitin 2012, Pogba do ta ndërroi Manchesterin për Torinon dhe ai do të nënshkruajë një kontratë me “Zonjën e vjetër” për tri sezone me opsion një vit më shumë.
Paul Pogba pati një përformancë të nivelit të lartë gjatë qëndrimit të tij të parë në Torino (2012-16) pasi që mesfushori francez 29 vjeçar bëri 177 paraqitje duke shënuar 34 gola dhe bërë 40 asiste.
Ai po ashtu fitoi katër tituj të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe dy Super Kupa para se të kthehet në Old Trafford më 2016 duke u bërë transferi më i shtrenjtë në histori të Manchester United. /GazetaExpress/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...