Më shumë se 270 njerëz u evakuuan pranë vendpushimeve në Turqinë jugperëndimore për shkak të një zjarri që shpërtheu të martën dhe u përhap për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Vahit Kirisci.
274 njerëz janë larguar nga shtëpitë dhe vendet e punës, tha Kirisci në Marmaris, një vendpushim popullor në provincën mesdhetare të Muglas, transmeton portal arbresh.info
Deri më tani janë prekur gati tre mijë hektarë tokë. Zjarri fillimisht shpërtheu në Parkun Kombëtar Marmaris.
Udhëheqësi i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu theksoi se rajoni është veçanërisht i prekshëm nga zjarret në pyje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe akuzoi qeverinë për papërgatitje. Një zjarr në pyll është ndezur edhe në provincën juglindore të Kahramanmaras, raporton TRT.
https://twitter.com/Brave_spirit81/status/1539468305152475136
Verën e kaluar, zjarret e mëdha shkatërruan mijëra hektarë në të gjithë Turqinë, ndërsa brigjet e Egjeut dhe Mesdheut u goditën më rëndë.
12 avionë dhe 45 helikopterë janë vënë në dispozicion për shuarjen e zjarrin, ndërsa Turqisë i ka dalë në ndihmë edhe Katari dhe Azerbejxhani.
Përveç kësaj, Turqia, Izraeli dhe Qiproja kanë dërguar avionë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në pjesën veriore turke të ishullit të Qipros, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Zjarri shpërtheu të martën në zonën e Mersinlik, rreth 83 kilometra në verilindje të Nikozisë, tha Anadolu./arbresh.info/
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...