Eurodeputetja holandeze e zhgënjyer që Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave

23:31 | 23 Qershor 2022
E.H

Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, është shprehur e zhgënjyer që sot nuk pati pikënisje për liberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e BE-së.

Përmes një postimi në Twitter, Strik ka uruar Ukrainën e Moldavinë që morën statusin e vendit kandidat për BE, por ka thënë se ky do të duhej të ishte momenti kur fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe i jepet liberalizimi i vizave Kosovës.

Ajo ka thënë gjithashtu se Ballkani Përëndimor do të duhej të afrohej më shumë me BE-në.

“Urime për qytetarët e Ukrainës dhe Moldavisë. Por ky moment duhet të ishte fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, liberalizimi i vizave për Kosovën dhe një perspektivë konkrete për Bosnje Hercegovinën. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor meritojnë të afrohen”, ka shkruar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme