Një grua ka vdekur sot në një spital privat në Prizren.
Rastin në polici e ka raportuar djali i viktimës, i cili ka thënë se nëna i ka vdekur gjatë operacionit.
Për arbresh.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti po hetohet si “Trajtim i pa ndergjëgjeshëm mjekësor”.
“Me datën 23.06.2022 rreth orës 17:10 min, kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private, e cila gjendet ne rrugën Gjeravica në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrullat kanë dalë ne vend ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, ku i njejti deklaron se nena e tij, gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me ketë rast të gjitha njësitet relavante kanë dalë ne vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dal ne vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të inicohet rast “Trajtim i pandërgjëgjeshëm mjekësor”, si dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML ne Prishtinë! Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”, ka thënë Gashi./arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku