Vela për Mustafen: Ai kurrë nuk e ka pasur guximin të luftoj krimin e korrupsioni

22:03 | 23 Qershor 2022
E.H

Shefi i Shtabit në Kabinetin e Presidencës të Republikës së Kosovës Blerim Vela, ka reaguar ndaj ish-kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Pak orë më parë Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Presidenten Vjosa Osmani se në vitin 2015 e 2016, ka penguar liberalizimin e vizave duke shpikur gjera te pavërteta.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Blerim Vela duke thënë se Isa Mustafa nuk e përballon faktin se Vjosa Osmani është zëri i popullit.

“Zeri i podrumeve politike, Isa Mustafa, nuk e perballon dot faktin se Presidentja Osmani eshte zeri i qytetareve kur kerkon qe shtetet anetare te BE te marrin vendime ne linje me mbeshtetjen deklarative te shprehur sot ne Bruksel per liberalizim te vizave per qytetaret tanë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Tutje Vela ka thënë se Mustafen e kanë dënuar qytetarët dhe se nuk ka pasur guxim ta luftoj krimin e korrupsionin.

“I pensionuar nga politika pas denimit nga qytetaret me vote, ai s’ka kredibilitet te mbaj leksione. Ai kurre s’ka pasur guximin te luftoj krimin e korrupsionin. Perkundrazi, ishte kthyer ne sherbetor politik vetem e vetem qe te mbes ne pushtet – qofte edhe nje dite me shume”, ka thënë Vela.

Sipas tij, Mustafa nuk ka fytyrë të u kërkoj falje qytetarëve për dëmet që i ka bërë vendit.

“Andaj, sikur te kishte fytyre shoku Isa Mustafa, sic po shprehet ai (e qe nuk ka), do t’i kerkonte falje qytetareve te Kosoves per demin e pariparueshem qe i ka bere vendit, si vasal i papermiresueshem dhe sherbetor i degjueshem i kapjes se shtetit dhe korrupsionit ne vend”, ka shkruar Vela.

Në fund Vela tha se duhet kohe për ti riparuar dëmet e Mustafes dhe se është i hapur ndaj debatit e kritikes.
“Do te duhet shume mund e kohe per t’i riparuar demet e shokut Ise e shpures se tij politike. Por, kthim prapa s’ka, perkunder zhurmes ne prapavije te ca pensionisteve politik. Te hapur ndaj debatit e kritikes, por s’mund te qendrojme indiferent ndaj baltosjes se punes tone”, ka shkruar në fund Shefi i Kabinetit të Presidences, Blerim Vela./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme