Google ADS

Këshilltari i Presidentes i kundërpërgjigjet Mustafës: Ju uruat liberalizimin më 2016, ushqyet shpresa të rreme

20:52 | 23 Qershor 2022
L G

Këshilltari i Presidentes së vendit, Bekim Kupina i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit dhe ish kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i cili tha se janë kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani, ata që e kanë lënë vendin pa viza.

Kupina thotë se në kohën kur Mustafa ishte pjesë e qeverisë kishte uruar para kohe liberalizimi i vizave për Kosovën, shkruan arbresh.info.

“Paaftësia e mbështjellur me urim. Urime liberalizimi, urime Kosovë!Ky mesazh triumfalist urimi është dhënë më 4 maj 2016. Bashkë me mesazhin është postuar edhe një foto në të cilën shihet z. Isa Mustafa, që me dorën në maus dhe koncentrimin me sytë katër, të bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim”, shkruan Kupina.

Ai shkruan se ishte vetë Mustafa në atë kohë që ushqyeu shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe.

“Z.Mustafa, ju faktekqësisht uruat para kohës. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe. Ju në atë kohë përdorët pretendimin se ka kritere të veçanta për shtete të veçanta. Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla”, shprehet Kupina.

Ai ka cituar edhe fjalët e presidentes Vjosa Osmani në samitin e Bashkimit Evropian sot.

“Siç e keni dëgjuar/lexuar, Presisdentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”, shkruan Kupin.

Ndryshe, Ish- kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-shefi i Presidentes Vjosa Osmani, Isa Mustafa ja reaguar rreth paraqitjes së Osmanit në samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mustafa ka ironizuar me Osmanin, duke thënë se sa nuk i shkuan lotët kur e lexoi deklaratën e Vjosës, kinse vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel./arbresh.info.

Reagimi i plotë i Kupinës

Foto për të cilë flet Bekm Kupina

LEXO EDHE

Isa Mustafa ironizon me Presidenten: Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme