Samiti i Bashkimit Evropian ka filluar sot në Bruksel, kur edhe pritet të diskutohet nëse do të miratohet statusi i kandidatit të Ukrainës për anëtarësim në BE.
Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, janë takuar sot dhe do të diskutojnë edhe nesër lidhur me aplikimin e Ukrainës për anëtarësim, por edhe të Moldavisë e Gjeorgjisë, transmeton Telegrafi.
Të premten e kaluar, kreu i Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pati njoftuar për opinionin e Komisionit sa i përket rekomandimeve për Ukrainën dhe anëtarësimin e saj në BE – duke theksuar se ukrainasit janë të “gatshëm të vdesin” për perspektivën evropiane.
Me të mbërritur, kryeministri holandez Mark Rutter foli për përkushtimin e Komisionit Evropian sa i përket aplikimit të Ukrainës për t’ju bashkuar familjes evropiane.
Ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili tha para gazetarëve tha se ky vendim do të shërbej si “apel për arritjen e progresit në perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke e bërë të qartë se Gjermania në “mënyrë aktive do të mbështesë” përpjekjet dhe do të ndihmojë vendet si Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, u tha gazetarëve dhe shfaqja e mbështetjes politike për Ukrainë është “e rëndësishme për shpirtin luftarak të ukrainasve”, duke e quajtur vendin si “kandidat i etur për në BE”. /Telegrafi/
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...