Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni ka reaguar pasi që në Samitin e sotëm të BE-së nuk pati sinjale për liberalizimin e vizave.
Hyseni ka përmendur deklaratën e sotme të presidentes Osmani, e cila tha se “ka mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave”.
Sipas Hysenit, kjo deklaratë e Osmanit është qesharake, dhe sipas tij Osmani i ka dëgjuar për herë të parë këto deklarata.
“Natyrisht që kjo zonja presidente ka degjuar për herë të parë deklarata të tilla nga liderë evropian, prandaj ajo vertetë edhe mendon se për herë të parë janë dhënë deklarata në mbështetje të liberalizimit të vizave”, ka shkruar Hyseni.
Madje, sipas Hysenit, Osmani ka merita të mëdha pse sot Kosovës nuk i janë hequr ende vizat.
“Epo ja që e vërteta qëndron thelbësisht më ndryshe. Deklarata në përkahje të liberalizimit të vizave dhe në përkrahje të perspektivës evropiane të Kosovës ka pasë në vazhdimësi që nga Samiti i Selanikut, por presidentja juaj të nderuar qytetarë, nuk i ka degjuar sepse ka qenë shumë e zënë, si argate e devotshme e poltikës rrënuese të VV-së, me punën e kundërshtimit të demarkacionit dhe shumë vendimeve tjera shtetërore. Ajo si duket ka harruar që ka merita të mëdha për mosliberalizim të vizave në vitin 2016, kur së bashku me një grup nga LDK, vazal të VV-së sa nuk e paten kallur kuvendin në kundershtim të marrëveshjes për demarkacionin.
Veprimet e opozitës së atëhershme, ku bënte pjesë edhe Vjosa me disa deputetë të tjerë nga LDK, të cilët përbënin një bërthamë të VV-së brenda LDK-së, i paten ofruar pretekstin e mjaftuesheëm dhe arsyetimin për mosliberalizim shume vendeve evropiane të cilat mezi prisnin një arsye. Gaz lotsjellës, koktej mollotov, sulmet në institucione dhe liderë institucionesh dhe mosratifikimi i demarkacionit ishin arsye të mjaftueshme për gjithë BE-në që liberalizimin ta mbante pezull, e me këte edhe vet shpresat e kosovarëve”, ka shkruar Hyseni./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...