Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Ferenc Kajari, priti të enjten në një takim Ambasadorin e Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, përfshi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Më tej, komandanti hungarez i misionit të KFOR-it falënderoi ambasadorin Tolkach për kontributin e vlefshëm të Ukrainës.
“Do doja të shprehja mirënjohjen time ndaj kontingjentit të Ukrainës dhe për profesionalizimin që ata kanë treguar dhe kontributin e përditshëm në garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë të të gjithë njerëzve në Kosovë, që nga viti 1999.”
Gjatë vizitës së tij, ambasadori Tolkach u takua edhe me përfaqësues të kontingjentit të trupave ukrainase të vendosura në misionin e KFOR-it, përfshi personeli që shërben në Grupin e Përbashkët të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it, si pjesë e Detashmentit për Lirinë e Lëvizjes.
Në misionin e KFOR-it kanë shërbyer 40 ushtarë ukrainas.
Por, ata presin të kthehen në Ukrainë së shpejti, për t’i dalë në ndihmë shtetit të tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret në muajin mars, duke kërkuar nga të gjithë pjesëtarët profesionistë të ushtrisë, që janë në misione paqeruajtëse në botë, të kthehen në Ukrainë.REL
Commander of the #NATO-led #KFOR mission, MG Ferenc Kajári received the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of #Ukraine 🇺🇦 to the Republic of Serbia, H.E. Ambassador Volodymyr Tolkach, at HQ KFOR. pic.twitter.com/yE9Qnm8V55
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) June 23, 2022
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb