Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 83 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe, ka ngritur 22 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një personi.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale,
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person i dyshuar, si dhe, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 15 aktakuza, kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër dymbëdhjetë 12 personave, për vepra të ndryshme penale.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...