Pas më shumë se një dekadë, në fshatin Hajvali të Prishtinës është rihapur Bashkësia Lokale.
Aty u tha se kjo zyre jo vetëm që do t’u ofrojë qytetarëve të kësaj zone qasje më të lehtë në kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile, por edhe do e kursejë kohën e tyre për marrje të shërbimeve nga Komuna.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se me hapjen e kësaj zyre, qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Komunë për t’u pajisur me ndonjë dokument.
“Kjo është Bashkësia Lokale të cilën po e funksionalizojmë sot. Jemi me drejtorin Bersan Beka i cili po bënë një punë fenomenale. Jemi në vazhdën e fuqizimin e komuniteteve duke i hapë bashkësitë lokale të cilat kanë qenë jofunksionale për vite të tëra. Ideja është që qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë. Nuk kanë nevojë të vijnë në komunë por t’i marrin këtu dokumentacionet”, tha Rama.
E drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersan Beka, tha se krahas kësaj bashkësie, do të hapen edhe në disa lagje e fshatra të Prishtinës.
“Ne jemi në vazhdim e sipër t’i hapim edhe bashkësitë e tjera lokale ku së shpejti do të hapët Bashkësia Lokale në lagjen “Tophane”.
Gjithashtu edhe në Mramur, meqenëse është edhe në program të kryetarit Rama, që Bashkësitë Lokale të fuqizohen në komunë gjithashtu të pajisen me dokumente të gjendjes civile”, tha ai./arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...