Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka shprehur ngushëllime familjes së poetit Xhevdet Bajraj, për humbjen e tij.
Kjo ministri, përmes një postimi në facebook, tha se kontributi i Bajrës, në letërsinë moderne, është i pakrahasueshëm.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e poetit, Xhevdet Bajraj. Bajraj ishte figurë unike e poezisë dhe letërsisë sonë, që edhe duke jetuar larg vendit që nga 1999, e mbajti gjithmonë gjallë në poezi dhe dramë, mes tjerash, nostalgjinë për Kosovën si pjesë e përhershme dhe e pandashme e tij. Kontributi i Xhevdet Bajrajt në letërsinë moderne shqiptare është i pakrahasueshëm. Fitues i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, Bajrajn ta kujtojmë përmes madhështisë së fjalës dhe mallit të shprehur ndër vargje”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie, shkruan klankosova.
“Sot ne nuk humbëm vetëm një poet, por humbëm një artist me vlera të larta e një njeri të çmuar. Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit tonë”, thuhet tutje.
Poeti Xhevdet Bajraj, ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare.
LEXO EDHE
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”