Kryeprokurori i Zahedanit në Iran, Mahdi Shams Abadi tha se 3 personat e arrestuar në prill për gjoja aktivitete të spiunazhit në emër të inteligjencës izraelite, Mossad, kishin planifikuar të vrisnin ekspertë që punonin në fushën bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Shams Abadi publikoi detajet e arrestimit të 3 personave që dyshohet se spiunonin në emër të Mossad-it.
“Njësitë e inteligjencës iraniane vëzhguan me kujdes për rreth 8 muaj dhe zbuluan se disa nga të kapurit po planifikonin vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë”, tha Abadi.
Duke thënë se çështja aktualisht është në fazën e hetimeve paraprake, Abadi theksoi se së shpejti do të ngrihet aktakuzë dhe do t’i dërgohet gjykatës.
Tre persona u arrestuan në provincën Sistan-Baluchestan në juglindje të Iranit më 21 prill për aktivitete të spiunazhit në emër të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Izraelit, Mossad.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...