Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së poetit të njohur Xhevdet Bajraj, që jetonte e vepronte në Meksikë.
Krasniqi thotë se e ka të vështirë të gjej fjalë për të shprehur dhimbjen,shkran arbresh.info.
Ai ne një reagim në Facebook shkruan se poetin e kishte familjar, por edhe mik të veçantë që nga fëmijëria.
“Xhevdetin e kisha familjar, por, me shume se kaq, e kisha mik te vecante qe nga femijeria. Ishte njeri i mire, i dashur e i durueshem, i vemendshem e i kujdesshem. Reflektone qetesi e dashamiresi per secilin, gjithmone. Ne vitet ’90, kam kaluar dite te tera ne shtepine e tij familjare ne Rahovec, duke degjuar qindra rock albume ne pllaka gramafoni nga kolekcioni i tij dhe i vellaut te tij, Fadilit, e duke biseduar per muzike, poezi, politike e gjithcka. Kam shume kujtime me te dhe te gjitha te mira, sic ndodh rrallehere me ndoke”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, lajmin për vdekjen e poetit Xhevdet Bajraj e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj.
Për datën e varrimit iu lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.
Poeti Bajraj ka lindur në vitin 1960.
Ai është nga qyteti i Rahovecit, ku e ka kaluar edhe një pjesë të jetës së tij.
Në kohën e luftës në Kosovë, ai u largua për në Meksikë, ku jetoi dhe veproi deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Bajraj ka disa botime me poezi në gjuhën shqipe dhe atë spanjolle, e cila është gjuhë edhe e Meksikës ku ai jetoi për më shumë se dy dekada./arbresh.info/
LEXO EDHE
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...