Michèle Picard, kryetare e Panelit të Apelit, në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka caktuar një konferencë para apelit, që do të mbahet më 5 korrik 2022.
Sipas urdhrit të saj, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjatë kësaj konference, kryetarja do të ftojë për parashtrime nga palët dhe/ose zyrën administrative, sipas rastit, lidhur me paraburgimin e të akuzuarve në pritje të ankesës, duke përfshirë gjendjen e tyre mendore dhe fizike, në përputhje me rregullën 178 të Rregullores, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, thuhet se parashtrimet ftohen të bëhen edhe lidhur e progresin e bërë në përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe dhe përfundimin e pritshëm të tij, si dhe për çdo çështje tjetër që kryetarja e panelit mund të dëshirojë të ngrisë.
Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, Gucati dhe Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë