Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orë 16:00 në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus, ndërsa gjatë personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Borovci.
Ai thotë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./arbresh.info/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...