Këngëtarja e njohur, Shakira është fotografuar për herë të parë pas publikimit të lajmit se është ndarë nga bashkëshorti i saj Gerard Pique.
Ajo u shfaqte teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dukej joshëse pas timonit, disa ditë pasi Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.
Ylli i top-listës dhe mbrojtësi i Barcelonës, të cilët kanë dy fëmijë, njoftuan muajin e kaluar se po ndahen pas një martese 11 vjeçare.
Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.
Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal.
Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...