Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është person “non grata” në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa kryeministri Albin Kurti është shumë më i dëshirueshëm për liderët e Bashkimit Evropian.
Kështu kanë bërë të ditur burime të portalit arbresh.info brenda Bashkimit Evropian, derisa shtojnë se angazhimi i Osmanit nuk ka ndonjë rol në përparimin politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Osmani është ‘non-grata’ në heshtje për liderët e BE-së, dhe prania e saj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nuk do t’i ndihmojë Kosovës të kontribuojë ne dialogun dhe paqen ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri (Albin) Kurti do të duhej të ishte më i përfshirë në përfaqësim të Kosovës në takime të këtij niveli, çfarë do të jetë më 23 qershor”, thotë ky burim.
Pjesëmarrjen në samitin e nesërm e ka konfirmu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në mëngjesin e 23 qershorit në Bruksel përpara takimit të Këshillit Evropian, shkruan arbresh.info.
Takimi do të bazohet në lidhjet ekzistuese të ngushta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Udhëheqësit do të diskutojnë përparimin në integrimin në BE dhe sfidat që rrjedhin nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Takimi do të jetë gjithashtu një mundësi për të vlerësuar progresin në investimet kryesore në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (EIP), për të diskutuar çështjet gjeostrategjike, për të eksploruar mënyra për të nxitur kontaktet mes njerëzve dhe për të promovuar përafrimin me vlerat e BE-së, dhe politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP)./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...