Google ADS

Qeveria shton katër projektligje në Programin Legjislativ

11:44 | 22 Qershor 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka shtuar katër projektligje në Programin Legjislativ të këtij viti.

Afati i fundit për dërgimin në Kuvendin e Kosovës për këto projektligje sipas kryeministrit, Albin Kurti, do të jetë muaji nëntor dhe dhjetor.

“Projektligji për inspektoratin e arsimit, Projektligji për performancën energjetike në ndërtesa, Projektligji për planifikim hapësinor, Projektligji për inspektime shëndetësore”, tregoi kryeministri Kurti.

Ky vendim u morr në mbledhjen e sotme të ekzekutivit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme