Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se pas votimit të propozim vendimit për hartimin e planit hapësinor të Kosovës, është hapur mundësia për një planifikim hapësinor të ri që përputhet me rrethanat e reja të krijuara në vendin tonë.
Aliu e cilësoi dokumentin të rëndësishëm, mes tjerash, për faktin se do të mundësojë harmonizim mes ministrive përkatëse.
“Si pikë e parë nga Ministria e Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës ishte pika për propozim vendimin për hartimin e planit hapësinor të Kosovës e cila u vota dhe hapet mundësia qe ne të fillojmë hartimin e planit hapësinor të Kosovës i cili është dokument shumë i rëndësishëm. Ky dokument do të mundësoj që të bëjmë planifikimin në bazë të rrethanave e të reja që kanë ndodhur në vendin tonë. Për gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë përgatitje të shumta për hartimin e këtij plani”, tha ai.
Tutje, Aliu foli edhe për propozim vendimin për hartim të planit hapësinor për parkun kombëtar “Sharri”.
“Parku kombëtar Sharri, i ka 53 mijë e 469 hektarë, e ka një zonim jo adekuat dhe jo të shpërndarë. Pas hartimit të këtij plani do të kemi mundësi që të kemi zonim të rregullt, ku zonat strikte do të jenë të definuara qartë. Edhe me këtë hap të rëndësishëm po na hapet mundësia që vendi ynë të zbatojë ligje në këtë fushë dhe ta hapë derën e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm”, tha Aliu./arbresh.info/
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre